Pesë ish-ministra të Mbrojtjes amerikane janë të shqetësuar për politizimi e ushtrisë nga Presidenti Donald Trump pas shkarkimit të disa drejtuesve ushtarakë.
Përmes një letre të hapur të publikuar ditën e djeshme këta ish-ministra po i kërkojnë Kongresit të ndërhyjë.
Donald Trump njoftoi javën e kaluar zëvendësimin e Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Charles Brown, më pak se dy vjet në mandatin e tij katërvjeçar.
Sekretari i tij i Mbrojtjes Pete Hegseth më pas shprehu synimin e tij për të zëvendësuar disa zyrtarë të lartë ushtarakë.
"Ne jemi thellësisht të alarmuar nga vendimet e fundit të Presidentit Trump", thanë ish-Sekretari i Mbrojtjes William Perry, Leon Panetta, Chuck Hagel, James Mattis dhe Lloyd Austin në një letër drejtuar Kongresit.
Të gjithë shërbyen nën administratat demokrate, me përjashtim të James Mattis, i cili shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes nga 2017 deri në 2019.
Ne shkruajmë për t'i kërkuar Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të mbajë përgjegjës zotin Trump për veprimet e tij të pamatura dhe të ushtrojë përgjegjësitë e tij kushtetuese.



