Turqia do të vazhdojë të bëjë më të mirën për të vendosur paqen midis Moskës dhe Kievit dhe është e gatshme të presë negociatat nëse palët janë të gatshme.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan gjatë një bisede me homologun e tij Bjellorus, Serghei Aleinik, i cili ishte për vizitë në Ankara.
Siç raporton CNNTurk, gjatë takimit Fidan ritheksoi se Turqia dëshiron që konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë pasi zgjatja e luftës ka efekte negative si në rajon ashtu edhe globalisht.



