Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Priten vendime të reja për vaksinimin antiCovid

Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Priten vendime të reja për vaksinimin antiCovid

Sot pritet të mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve, ku do merren vendime të reja për uljen e moshës së vaksinimit anti-COVID, që pritet të bëhet deri në 16-vjeç dhe për vaksinimin e fëmijëve +12 që kanë probleme me shëndetin.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme pritet të diskutohet për detajet e marrjes së dozës së tretë, fillimin e aplikimit tek qytetarët si dhe kriteret e domosdoshme për t’u vaksinuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi dje nga qyteti i Shkodrës se qeveria shqiptare është e gatshme të garantojë vaksinat për dozën e tretë, bazuar në rekomandimin e ekspertëve.

“Eshtë mbledhur Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar realizimin apo vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose doza ‘booster’ siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, deklaroi Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy