Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, tha sot në “Opinion” se nëse përballë Bashës në PD nuk ka rivalitet të denjë, atëherë ai do të marrë përsipër ta mundë kreun aktual të partisë. “Nese nuk do te kete kandidat te denje per zgjedhjet e kryetarit te PD-se, atehere jam gati te hyj une dhe ta shpartalloj Bashen. Une e shpartalloj per 2 minuta. I njoh strukturat e partise”, tha Patozi.
Patozi tha se vendimi i tij është të mos kandidojë për kryetar partie, vetëm nëse e sheh që gara për kreun e PD-së është farsë.
“Gjithë sa thatë ju janë të vërteta. Është shkruar dhe folur për mua gjatë këtyre ditëve. Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje dhe sot kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të PD-së. Kam dy arsye të forta. Unë nuk do të kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati të hapë një farsë elektorale. Do të thotë që çdo lloj gare minimalisht ka nevojë për disa kushte. Zoti Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së e hedhin në erë që ditën e parë procesin. Akti i parë konsiderimi i vetëngrirë i kryetarit të PD-së. Kjo nuk është vetëm anti-statut por nuk gjendet në asnjë vend të botës”, theksoi Patozi.



