
Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në dhomën e një hoteli në Ksamil. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 të mbrëmjes, ndërsa I riu është dërguar në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
“Në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa kanë shoqëruar 7 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.



