Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar atij që e quan qytetari dixhital, thotë se ministrja e Mbrojtjes ka favorizuar biznesin e të shoqit. Berisha thotë me rioni se Xhaçka i ka dhënë dopio lumturi burrit, pasi e ka mbështetur sipas tij edhe në biznes.
Qytetari dixhital shkruan se Xhaçka i dha uzinën e Mjekësit një kompanie ushtarake italiane, pas së cilës thuhet se fshihet ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi.
MESAZHI I BERISHËS
Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit,
edhe si bashkeshort, por edhe si biznesmen! Aferim!!
Ketij i thone partneritet publik privat me burrin (PPPB)!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor ju pershendes! Ministrja e mbrojtjes e quajti sukses kalimin me PPP uzinen e Mjekesit nje kompanie ushtarake italiane. Beretta thone. Prapa gjithe kesaj historie eshte Tan Gaçi, burri ministres dhe P****Security per aferat e veta duke lene me gisht ne goje banoret e zones!Ky eshte PPP me burrin doktor.”



