Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra Arben Frashërin.
Ai mbante postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Fier-Berat, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Trupa e vlerësimit e përbërë nga Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti) dhe Alban Laska kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra Arben Frashërin.
Frashëri ishte në listën me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët për të kaluar në vetting.
Ky është polici i tretë i cili shkarkohet nga Vetingu. Më herët KJV ka shkarkuar nga detyra Oltion Shehun, shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA dhe Edmond Papa, shef sektori i Sigurisë së Personelit, Drejtoria e Analizës dhe Kartotekës në SHÇBA. Deri tani, 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë.



