Gjergji Smakaj, përfaqësues i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë tha në studion e MCN Informacion se aksesi në infrastrukturë është një nga problematika kryesore me të cilën përballet ky komunitet.
Aksesi në infrastrukturë është një nga problematikat kryesore që ne vazhdimisht e kërkojmë dhe duhet bërë . Janë rregulla standarde të përcaktuara nga ekspertë ndërkombëtarë, të përcaktuara gjithashtu dhe në legjislacionin shqiptar në ligjin për urbanistikën. Çdo ambient, çdo godinë, rrugë që ndërtohen , duhet të jenë të përshtatshme dhe për personat që nuk shohin. Është një nga problematikat më të mëdha të momentit duke filluar që nga Tirana dhe pastaj në qytetet e tjera. Të ndiqen rregullat e përcaktuara në mënyrë ndërkombëtare sa i përket aksesueshmërisë për personat e verbër. Nuk është asksesueshmëria vetëm ndërtimi i një rampe.
Jonid Ferhati, kryetar i Forumit Kombëtar të Shoqatës së të Verbërve tha se nga 2016, personat që nuk shohin kanë mbetur pa asnjë shërbim.
Duke qenë se është bërë decentralizimi, edhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve i është hequr kjo mundësi për të ofruar këto shërbime sepse nuk i takon më. Kemi mbetur pa asnjë lloj shërbimi që nga 2016 e këtej. Organizmat ndërkombëtarë, e kanë tën një gjë të tillë, e pranojnë edhe vete në ministri që këto shërbime janë zero.
Po ashtu, Smakaj tha se ka rënë në mënyrë drastike numri i personave të verbërve që ndjekin shkollën e lartë.
Ky numër ka shkuar 3-5 persona të verbër që mund të vazhdojnë arsimin e lartë në një vit.



