Forcat Operacionale të Burgjeve kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku kanë nisur kontrolle në qelitë e të dënuarve.
Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete me forca të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DAP), duke treguar për një aksion të gjerë në ambientet e institucionit.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e ndërhyrjes apo rezultatet e kontrolleve, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të sqaruar detajet e operacionit.



