Për situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Balla thotë se është krijuar një situatë e vështirë në Qafë Thanë, ndërsa aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm.
Reagimi i plotë:
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla mbi situatën e krijuar nga reshjet e dëborës:
Qafë Thanë: Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.



