Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se në ndryshim nga proceset zgjedhore në këto zgjedhje është ngritur task forca e SPAK në bashkëpunim me KQZ dhe në ndihmë të tyre është Policia e Shtetit dhe SHISH, duke rritur kontaktin me publikun.
Duke folur për “MCN Live”, Softa deklaroi se grupet kriminale janë aktive dhe nuk mund të shkëputen nga politika, pasi shohin interesin e tyre.
Ditët që mbeten të fushatës, në ditët e fundit ngarkesa e policisë rritet më shumë se duhet të marrë në ruajtje përveç aktiviteteve dhe qendrat e policisë. Mundësia e rritjes dhe kontrollit të territorit vështirësohet, prandaj kujdesi duhet të jetë i shtuar.
Grupet kriminale kërkojnë të ndikojnë në procesin e votës dhe marrjen e benefiteve, si emërimet në OSHEE, në shërbimet e ujësjellësit, në spitale, aty ku janë tenderat publikë etj.
Lufta ndaj grupeve kriminale dhe krimit në tërësi vazhdon të jetë prioritet ndaj çdo force politike.
Se nëse do kemi deputetë të prodhuar nga vota e tyre, si rasti Jurgis Çyrbja, tregon për rrezikun e një sistemi, ku grupet kriminale apo mafia mund të depërtojnë në marrjen e kontrollit të bashkive.
Plani i masave nga task forca e SPAK ka të detajuar qartazi se veprimet në terren do të intensifikohen mbi bazën e informacioneve.
Aktualisht kemi një deklaratë publike të zotit Berisha, ku identifikon grupet që do të ndikojnë në zona të caktuara në garë.
Duhet mbajtur nën vëzhgim situata nëpërmjet agjentëve në terren.
Nëse nuk do të ketë reagime dhe ngjarjet do të ndodhin, atëherë do të kemi dështim të kësaj strukture.



