Iu thanë rusëve “vafshi në djall”, lirohen marinarët ukrainas të ishullit të Gjarprit

Iu thanë rusëve “vafshi në djall”, lirohen marinarët ukrainas të ishullit të Gjarprit

Marinarët ukrainas të kthyer në heronj, pasi teksa ishin të pozicionuar në ishullin strategjik të Gjarprit, sfiduan ushtarët rusë duke iu thënë “vafshi në djall”, janë lënë në lirë.

Një fakt i tillë u bë i ditur nga Parlamenti ukrainas, me anë të një postimi në Twitter.

Marinarët heronj ukrainas të cilët mbronin ishullin strategjik të Gjarprit, duke sfiduar me tallje pushtuesit rusë, u liruan në shkëmbimin e parë të të burgosurve që nga fillimi i luftës, pas dakordësisë me Moskën.

19 marinarët e ishullit të gjarpërinjve, të pozicionuar në një pikë të vogël strategjike ukrainase në Detin e Zi, tërhoqën vëmendjen e mbarë botës për mënyrën se si reaguan ndaj ultimatumit rus për të ulur armët dhe për t’u dorëzuar.

“Vafshi në djall”, ishte përgjigja e dhënë ndaj rusëve të cilët me anë të një thirrje me radio, iu kërkuan që të dorëzohen.

Për marinarët e ishullit të Gjarprit, fillimisht mendohej se ishin vrarë nga marina ruse gjatë javës së parë të luftës, por më vonë u konfirmua se po mbaheshin peng.

Por një muaj pas fillimit të agresionit rus, parlamenti ukrainas konfirmoi lirimin e tyre, si pjesë e një shkëmbimi me 11 marinarë rusë, të kapur nga një anije e fundosur pranë Odessa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy