Çiftja: Situatë kritike nga mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Çiftja: Situatë kritike nga mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kryetari i dhomës së Avokatisë Elbasan, Demir Çiftja, për stivën e dosjeve të pagjykuara thotë se në proceset gjyqësore dhe zvarritjet e krijuara ka ndikuar mungesa e gjyqtarëve, duke e cilësuar situatën kritike.

Në emisionin “MCN Informacion” ai tha se në muajin korrik ngelën vetëm katër prokurorë në Elbasan dhe ndërsa në prokurori duhet të kishte 20 vende, pas emërimeve të muajit gusht aktualisht janë 8 prokurorë.

Në gjykatën e Elbasanit, nga 22 gjyqtarë, kemi vetëm 10 gjyqtarë.

Ulja e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka bërë që të vihet në vështirësi i gjithë sistemi.

Tashmë çështjet gjyqësore janë më të larmishme, jo si në vitin 1990, pasi janë ndërtuar marrëdhëniet tregtare dhe civile, tashmë janë shtuar moria e proceseve.

Janë ndërtuar gjykata të posaçme, si gjykata Administrative. Një çështje në Apelin e përgjithshëm shkon deri në shtatë vite, se e ka e gjithë Shqipëria.

Një gjykim që mbaron në shkallë të parë do shkoj në Apel që vendimi të behet i ekzekutueshëm.

Në Republikën e Shqipërisë që të jesh gjyqtar duhet të kesh mbaruar shkollën e Magjistraturës.

Nuk ka bazë ligjore që anëtarët e vetingut të bëhen gjyqtarë.

Në emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ne marrim vetëm ata që vijnë nga shkolla e Magjistraturës.

Situata është kritike nga mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve gjë që sjell një zvarritje të madhe në gjykimin e dosjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy