
Ka shkuar në 19 numri i viktimave të epidemisë së kolerës që ka goditur Libanin që nga fillimi i tetorit. Epidemia ka ardhur nga Siria fqinje, vend në luftë, ku kolera deri tani ka vrarë rreth 80 persona.
Ministria libaneze e shëndetësisë ka raportuar në orët e fundit për vdekjen e një pacienti që vuante nga kolera.
Rastet e infeksionit të regjistruara në Liban janë 560 deri më tani.
Në Siri, ku shpërtheu epidemia në fund të gushtit, dy javë më parë OKB raportoi 75 vdekje dhe rreth 20 000 raste të dyshuara të infeksionit.
Në Liban, kolera nuk ka goditur që nga viti 1993, menjëherë pas përfundimit të luftës civile (1975-90). Rastet e para të raportuara këtë vjeshtë në Liban u shfaqën në kampet e refugjatëve sirianë në Libanin verilindor.
Infeksione të tjera u regjistruan më vonë në komunitete të tjera në zonat më të varfra, të cilat janë përballur me krizën më të keqe financiare në historinë e tij.



