27-vjetori i PD-së /Basha falenderon themeluesit dhe flet për marrëveshjen e 18 majit

27-vjetori i PD-së /Basha falenderon themeluesit dhe flet për marrëveshjen e 18 majit

Partia Demokratike është mbledhur për të kujtuar dhe festuar 27 vjetorin e krijimit të saj dhe të ndryshimit të sistemit në vend. Në fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha ka përmendur emrat e të gjithë atyre që kontrubuan dhe shënjuan historinë e Partisë Demokratike. Ai ka shprehur mirënjohjen dhe është përulur me nder ndja atyre demokratëve që nuk jetojnë më si Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Arben Broci e Ferdinand Pone e Sokol Olldashi.

Ai ka shprehur mirënjohjen dhe është përulur me nder ndja atyre demokratëve që nuk jetojnë më si Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Arben Broci e Ferdinand Pone e Sokol Olldashi.

Basha nuk nguroi të shprehë mirënjohje edhe për themeluesit e partisë si Eduard Selamin, Arben Imamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Tritan Shehun, Genc Pollon, Aleksander Meksin e Besnik Mustafajn. Por kryedemokrati veçoi ndër të tjera kontributin e liderit historik të PD-së, Sali Berishën. “Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka patur përherë”,- u shpreh Basha.

Në këtë 27-vjetor kreu i PD-së bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve, sepse "vetëm reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja do të na çojë në fitore.

"Reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja na kanë mbajtur dhe na kanë vënë në krye. Kjo është historia, këtë e dimë të gjithë. Reflektimi, vizioni, bashkimi dhe beteja do të na çojnë në fitore. Kjo është e sotmja, kjo është e nesërmja jonë e sigurtë dhe e afërt. Dua që ky lajm të ushtojë fort në zemrat tuaja të çdo demokrati dhe të çdo qytetari shqiptar.  Ne do të fitojmë duke qëndruar fort në truallin e vlerave që janë provuar si fitimtare në jetën e kombeve të lira dhe në historinë tonë gjithashtu", tha Basha.

Kryedemokrati foli edhe për marrëveshjen me Ramën, për të cilën tha se qëllimi dhe thelbi ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës

"Qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës. Edi Rama u ul në bisedime, por bëri krejtësisht të kundërtën e asaj për të cilin u bë marrëveshja. Tani zullumi dhe pabesia po i ngecin në fyt. Politika nuk është e pistë apo hileqare në vetvete, por është e tillë për ata që duan ta bëjnë pis e të paskrupullt atë, thoshte Vasllav Havel. Politika hakmerret një ditë ndaj tyre. Kjo është një ligjësi e hekurt", theksoi Basha.

Sipas kreut demokratë, kjo qeveri solli disa rekorde të zeza për vendin, por 4 prej tyre nuk i ka parë historia në Europë dhe as në botë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy