Në Shtetet e Bashkuara, vetmia vret. Alarmi është dhënë nga Vivek Murthy, një nga zyrtarët më të lartë të shëndetësisë në SHBA.
Vetmia mund të jetë po aq vdekjeprurëse sa duhani dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme me 30%.
Në një raport prej 81 faqesh, Murthy rrëfen se rreth gjysma e të rriturve amerikanë jetojnë në gjendjen psikike që ai denoncon.
Të dhënat tregojnë se familjet me një person janë pothuajse dyfishuar gjatë 60 vitet e fundit. Pandemia e Covid-19 gjithashtu ka peshuar, duke detyruar miliona amerikanë të qëndrojnë në izolim, duke i mbajtur ata larg familjes dhe miqve.
Ne e dimë se vetmia është një ndjenjë e zakonshme për shumë njerëz. Është si uria apo etja. Është një ndjesi që trupi na dërgon kur diçka që na nevojitet për mbijetesë mungon. Miliona amerikanë po luftojnë në hije. Nuk është një gjë e drejtë, prandaj ngrita alarmin për të hedhur dritë mbi një problem me të cilin po përballen shumë njerëz.



