
GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për biznesmenin Elman Abule, shoqëria “Ramental”; Fatmir Bektashin, kompania “Kontakt”; Mirton Likën, Flutura Xhanin, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiun, Fatjon Baçin, si dhe shoqërinë “Lani”.
Ndërkohë, e njëjta trupë ka refuzuzar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për gjykim të shkurtuar. Nën masën arrest me burg prej shkurtit të vitit të kaluar, Veliaj mbetet nën gjykim të zakonshëm.
Ndaj tij rëndojnë 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.



