Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge, arrestohet pronari dhe kamarieri

Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge, arrestohet pronari dhe kamarieri

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka finalizuar operacionin e koduar “Komuna”, duke vënë në pranga dy persona. Sipas policisë, janë arrestuar pronari dhe kamarieri i një lokali në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, pasi përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge. Njëri prej të arrestuarve është me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Ndërsa janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike. Sekuestrohet rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash, dhe 4 aparat celular.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën ‘Haxhi Kika’ shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar ‘Komuna’, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve : I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikëve" dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit)”, thuhet në njoftim.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, policia bën të ditur se u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy