Moti i keq që ka përfshirë vendin këto ditë ka shkaktuar probleme dhe në qarkun Shkodër, ku raportohet për 1000 hektarë sipërfaqe toke e përmbytur, si dhe shumë zona pa energji elektrike.
Rreth 1 mijë hektarë tokë janë përmbytur edhe një njësinë administrative, Ana e Malit ku rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me automjete të larta.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit ndërsa kërkohet një mjet ushtrie i lartë për bërë të mundur kalueshmërinë në rrugën e Obotit.
Njoftimi
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m nuk ka ndryshim me orën 19.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me orën 19.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1000 Ha, me rritje prej 600 Ha nga dita e djeshme.
Njësia Administrative Dajç:
Fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike.
Pjesa më e madhe e Njësisë Administrative Velipojë është pa energji elektrike.
Njësia Administrative Ana e Malit:
Sipërfaqja e përmbytur është 1000 Ha, ka rritje me 600 Ha nga ora 19.00 e datës 18.01.2023
Rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjete të larta.
Fshati Obot është pa energji elektrike.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Kërkohet një mjet ushtrie i kalueshmërisë së lartë në rrugën e Obotit, së bashku me 4 forca ushtarake.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.



