Largimi i intelektualëve nga Shqipëria / Rama i përgjigjet Metës: Në 25 prill qytetarët duhet të shqelmojnë LSI!

Largimi i intelektualëve nga Shqipëria / Rama i përgjigjet Metës: Në 25 prill qytetarët duhet të shqelmojnë LSI!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili ka reaguar sot në lidhje me raportin e fundit të publikuar nga OECD, ku Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë, për normën e largimit të intelektualëve.

Rama shkruan se propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve.

Ndër të tjetra kreu i qeverisë shprehet ‘shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së’.

“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t'i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi,” shkruan Rama në postimin e tij në ‘Twitter’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy