Sipas ushtrisë së Kievit rreth 34,700 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se janë shkatërruar 184 helikopterë dhe 626 dronë.
Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1 511 tanke ruse , 3.645 transportues të blinduar të personelit dhe 14 anije.
Numri i viktimave të fëmijëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus është rritur në 339, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.
Të paktën 611 të mitur kanë mbetur të plagosur. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e vendit, sipas raportimeve të Urkinform.



