Kina përjetoi muajin e saj më të nxehtë në historinë moderne të vëzhguar gjatë muajit korrik, raportuan mediat shtetërore kineze, duke pasqyruar motin e nxehtë rekord në mbarë botën muajin e kaluar.
Temperaturat mesatare ishin 23.21 gradë Celsius muajin e kaluar, duke lënë mbas 23.17 gradë Celsius të korrikut 2017, raportoi transmetuesi televiziv kombëtar i Kinës të enjten, mesatarja më e lartë mujore që kur vendi filloi të përpilonte të dhëna në vitin 1961.
Bota regjistroi ditën e saj më të nxehtë më 22 korrik, me temperaturën mesatare globale të ajrit në sipërfaqe 17.15 gradë Celcius.
Kina ka përjetuar 25 përmbytje të rëndësishme nga lumenjtë kryesorë në sezonin e përmbytjeve të vitit 2024, më shumë se çdo vit tjetër që nga viti 1998 kur filloi regjistrimi i të dhënave, tha më 1 gusht Ministria e Burimeve Ujore.



