Fatkeqësisht, ne duhet të përgatitemi për faktin që Rusia do të mbetet një kërcënim strategjik afatgjatë për Evropën, prandaj është e një rëndësie vendimtare që ne jo vetëm të ndihmojmë menjëherë Ukrainën, por edhe të rrisim aftësitë dhe industrinë tonë të mbrojtjes.
Kështu tha ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, në Bruksel, në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme.
Po ashtu Valtonen theksoi se duhet të gjendet një mënyrë strategjike, afatgjatë për të rritur aftësitë prodhuese të industrisë evropiane të mbrojtjes.



