Beleri rikthehet në burgun e Fierit pas betimit si eurodeputet

Beleri rikthehet në burgun e Fierit pas betimit si eurodeputet

Fredi Beleri u kthye këtë të shtunë pasdite në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë muajt e mbetur nga dënimi për korrupsion zgjedhor.

Kthimi i tij ka ndodhur ne orën 15:30 minuta, ndërsa leja e mbetur i përfundonte në orën 16.

I shoqëruar nga Petro Gjikuria, Beleri tha se nuk e përdori imunitetin si eurodeputet. “U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat europiane”, tha Beleri.

Sa i përket zgjedhjeve të Himarës, Beleri u shpreh besimplotë se Gjikuria do ta fitojë garën kundër Vangjel Tavos.

“Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, zoti Petro Gjikuria, një dalë i mirëfilltë nga Himara, që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt, Himara do të ketë vend në Bruksel, do të ketë vend në Amerikë, do të jetë pjesë e një Shqipërie europiane dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira”, tha ai.

Sa i përket kërkesës për lirimin me kusht të bërë nga avokatët e tij, Beleri tha se “kërkesa ime është brenda kuadrit ligjor. Drejtësia do të vendosë”.

Drupal Ad

Beleri iu përgjigj edhe pyetjes për ngjarjen e Peshkopisë, ku tha se nuk ka asnjë akuzë ndaj tij.

I pyetur në lidhje me ftesën për bashkëpunim të bërë nga Z.Tavo, Beleri i kërkon Tavos që nëse do të bashkëpunojnë për të nxjerrë Gjikurinë fitues në Himarë

Petro Gjikuria në fjalën e tij të parë për media thotë se i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për tu kthyer në atdhe për të kontribuar për vendin e tij, për të sjell në Himarë një tjetër vizion

Në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian, Fredi Beleri fitoi mandatin e eurodeputetit ku do të përfaqësojë Greqinë në PE. Ai u betua si eurodeputet në Parlamentin Evropian pasi mori leje për 5 ditë më parë nga Drejtoria e Burgjeve, duke udhëtuar drejt Strasburgut. Ndërsa ditën e sotme është kthyer në Shqipëri për të vijuar vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit, pasi akuzohet për blerjen e votave në zonën e Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy