Shqipëri-Spanjë 0:1/ Thomaj: Lojtarët duhet të kishin tentuar më shumë portën. Zëvendësimet nuk erdhën në kohën e duhur

Shqipëri-Spanjë 0:1/ Thomaj: Lojtarët duhet të kishin tentuar më shumë portën. Zëvendësimet nuk erdhën në kohën e duhur

Kombëtarja “kuqezi” nuk ia doli mbrëmë të merrte të paktën një pikë përballë Spanjës, për të vazhduar për të shpresuar për një kualifikim të mundshëm si një nga të tretat më të mira.

 

Drupal Ad

 

 

 

Për gazetarin e sportit Flori Thomaj, megjithatë performanca e Kombëtares mbetet një lojë për tu mbajtur mend gjatë.

Thomaj, në një intervistë për “Zgjohu me MCN”, veçoi rolin e pakursyer të tifozërisë shqiptare në përkrahje të Kombëtares.

Ka qenë një eksperiencë e bukur besoj për të gjithë këtu. Nuk e mundëm Spanjën, po luanin me një ekip kampion, një ekip që nuk toleron, po ky është futbolli. Shqipëria besoje  ka marrë fitoren e vet në të gjitha drejtimet.

Sa i takon tifozërisë mendoj se ka ndikuar fakti se Kombëtarja luante për kualifikim dhe Spanja ishte e kualifikuar dhe nuk besoj se spanjollët kanë pasur interes për të parë një ndeshje që për ta ishte miqësore po them, ndërsa për në ishte ditë historike.

E tërë Gjermania kishte ardhur aty, pasi ishte një ditë që prisnim atë fitoren tonë të madhe por që nuk erdhi, por atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e mirë, madje dhe kur mbaroj ndeshja, pa çka se nuk fituam tifozëria vijoi e ecjet me makina, me flamuj shqiptar duke kënduar.

Sa i takon lojës që realizoi Kombëtarja, gazetari Thomaj, ndalet në disa analiza që njëfarë forme ndikuan për keq në rezultatin final të ndeshjes.

Më thënë të drejtën nuk ishte lojë e keqe. Pjesa e dytë ishte më e mirë nga e para. Megjithatë lojtarët duhej të kishin tentuar më shumë portën. Spanja bëri atë golin e parë dhe u qetësua në lojën e vet, trembi në fillim dhe pastaj e uli ritmin, ndoshta fanella që mbart dhe emri që ka, ndoshta të trembin pak, por Kombëtarja kishte mundësi për të marr edhe një pikë në ndeshje.

Formacioni që nisi fillimisht ishte formacion i mirë, pati ato ndryshimet që deri diku edhe tifozët i kishin kërkuar, patën kërkuar që Hysaj të zëvendësohej me Balliun meqë njeh kampionati spanjoll, pasi edhe gjendja e Hysaj nuk ka qenë më e mira pas asaj që ndodhi me ndeshjen e kaluar, dhe kjo ndodhi u zëvendësua.

Sulmi  ishte ajo që tifozëria donte, pa çka se Broja u fut në pjesën e dyte por ideja që të gjithë kanë kërkuar.

Por edhe zëvendësimet u bën pak më vonë seç duhej, e njëjta gjë ndodhi edhe te ndeshja me Kroacinë, që zëvendësimet nuk erdhën në kohën e dukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy