
Tifozët e Feyenoord duket se kanë zgjedhur sërish sot të urinojnë në publik, një shfaqeje aspak e bukur për Tiranën.
Në këtë foto ata shfqen duke i kryer nevojat personale pranë godinës së Ministrisë së Brendshme.
Tifozët e ekipit holandez kanë festuar gjatë ditës së sotme me birra dhe muzikë në zonën e pedonales.
Na ndajnë afro dy orë nga finalja e Conference League, ku Roma dhe Feyenoord do të përballen në stadiumin “Air Albania”.



