Gjonaj, kërkesë organeve të drejtësisë: Nxisni dënimet alternative (VIDEO)

Gjonaj, kërkesë organeve të drejtësisë: Nxisni dënimet alternative (VIDEO)

Në situatën e krijuar nga përhapja e epidemisë së koronavirusit, Ministria e Drejtësisë u është drejtuar me një letër Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilave u kërkon bashkëpunim, në mënyrë që të menaxhohet në mënyrë efektive situata në burgje.

Ministria e Drejtësisë kërkon që tri organet e mësipërme të udhëzojnë gjykatat dhe prokuroritë për të inkurajuar zbatimin e dënimeve alternative dhe aplikimin e masave të tjera nga masa e arrestit në burg për personat që janë ende nën hetim apo të pandehur.

Kërkojmë angazhimin tuaj maksimal, për të vepruar në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kjo edhe në kuadër të nevojës së përballimit të pandemisë globale me të cilën po përballemi dhe rrezikut që ekziston për infektimin e personave që ndodhen aktualisht në këto institucione nga personat që futen rishtazi”, thuhet në letër.  

Aktualisht në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale ndodhen 5200 persona të burgosur, nga të cilët 2600 janë të dënuar dhe 2600 në paraburgim. Në këto institucione janë të punësuar 4050 punonjës, të cilët do të vijojnë në shërbim, me tri turne.  

Nga dënimet alternative pritet të përfitojnë persona që nuk kanë kryer vepra të rënda, si vrasje, plagosje, trafik të lëndëve narkotike, dhunë në familje etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy