Tërmeti 4.4 ballë në Tiranë/ Ormeni: Lëkundje tipike për zonën, nuk paraqesin rrezikshmëri apo dëme (VIDEO)

Tërmeti 4.4 ballë në Tiranë/ Ormeni: Lëkundje tipike për zonën, nuk paraqesin rrezikshmëri apo dëme (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Sipas të dhënave të para, epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth orës 5:05 pranë zonës së Kamzës.

Sizmiologu Rrapo Ormeni, i ftuar në programin “MCN Live”, sqaron se këto janë lëkundje tipike për këtë zonë, të cilat do të gjenerohen gjithmonë. 

Ai thekson se këto lëkundje nuk paraqesin rrezikshmëri apo dëme të mëdha për banorët e zonës.

Tërmeti që ndodhi sot është një lëkundje normale për këtë zonë, e cila është shpesh e ekspozuar ndaj aktiviteteve sizmike. 

Ky është një fenomen që ka ndodhur dhe do të vazhdojë të ndodhë, pa shkaktuar ndonjë dëm të rëndësishëm. 

Sipas tij, kjo lëkundje nuk është diçka e pazakontë për veriperëndimin e Tiranës, ku ndodhet edhe zona afër Fushë-Krujës, një rajon që ka qenë aktiv për shkak të tërmetit të vitit 2019. 

Tërmete me magnitudë 4.4 ballë janë të zakonshme në atë zonë dhe nuk kanë ndikim të rëndësishëm.

Tërmeti i sotëm, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, është ndjerë në zonën epicentrale, por edhe më larg, duke arritur deri në Tiranë, Durrës, Elbasan, Burrel, Bulçizë, dhe më pas në qytetet e tjera, ku lëkundjet kanë qenë më të lehta, rreth 3-4 ballë. 

Në disa zona, si Lushnja, Peshkopia dhe Shkodra, ndjenja e lëkundjeve ka qenë e fortë, por gjithsesi, nuk ka shkaktuar dëme.

Ky është një lloj tërmeti që ndodh shpesh në zona që janë aktivë sizmikisht. Lëkundjet mund të jenë të ndjeshme për banorët e afërt, por për ata që janë më larg, ndjeshmëria është më e ulët. 

Këto lëkundje janë të zakonshme dhe janë të rëndësishme për çlirimin e energjisë sizmike. 

Ky proces mund të çojë në tërmete më të vogla, të cilat janë më të lehta dhe mund të ndodhin si para-goditje ose pasgoditje, duke mos shkaktuar asnjë rrezik të konsiderueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy