Tërbohet Fifi, striptizëm në mes të Tiranës për ditëlindje (VIDEO)

Tërbohet Fifi, striptizëm në mes të Tiranës për ditëlindje (VIDEO)

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi, ose e njohur ndryshe si Fifi ka qenë e ftuar vetëm dy ditë më parë në një prej club-eve më të njohura të kryeqytetit. Prezenca e Fifit në këtë club nuk ishte një ftesë normale. Fifi festonte 25-vjetorin e lindjes dhe me pak fjalë mund të themi se i vuri “flakën”.

Për gati dy orë live, Fifi ndezi atmosferën, nga baladat e saj shumë të njohura deri te këngët popullore, veriore dhe jugore, Fifi bëri sallën e madhe të club-it të ndizej nga dëshira për të kërcyer, dhe ashtu ndodhi.

Ajo çfarë ra në sy ishte edhe performanca e Fifit me dy balerinë krah saj. Fifi, e cila si rrallëherë ekspozonte gjoksin e saj, ku për hir të së vërtetës duhet ta pranojmë se e ka tepër të bukur, ishte veshur nga këmbët te koka me të zeza, me një make-up prej një goce çapkëne që i nxirrte këngëtarës tashmë 25-vjeçare tiparet e bukura.

Gazetari Ronaldo Sharka nga TemA TV dhe MCN Radio, i cili gjithashtu ka qenë për të festuar ditëlindjen e tij, të cilën e kishte vetëm pak ditë më parë, ka devijuar nga qejfi në rolin e gazetarit, paparazzit dhe operatorit duke sjellë për ju pamje si rrallëherë nga Fifi, e cila tundi e shkundi sa gjoksin, të pasmet dhe jo vetëm.

Vlen për t’u theksuar se Fifi është një ndër të paktat këngëtare e cila qëndron për gati 2 orë LIVE në skenën e një club-i, nga balada, hip hop-i në popullore, por siç e shikoni nga videoja, talenti nuk është e vetmja pikë e fortë e saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy