Lu dhe Arvizu takojnë Bashën, nisen për te Meta

Lu dhe Arvizu takojnë Bashën, nisen për te Meta

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadori amerikan, Donald Lu, është drejtuar për në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Lu është takuar me Bashën në praninë e paraardhësit të tij, Aleksander Arvizu, i cili e ka shoqëruar edhe në takimin me Metën.

Takimet mësohet se po zhvillohen në kuadër të bisedimeve lidhur me krizën politike të javëve të fundit në Shqipëri.

Pritet që Lu dhe Arvizu të takohen edhe me kryeministrin Rama. Ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, mban postin e zv/ndihmëssekretarit në Departamentin e Shtetit, në byronë ndërkombëtare për luftën kundër drogës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy