
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 54 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për popullin e Ukrainës, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Shtetet e Bashkuara po ofrojnë afro 54 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për popullin e Ukrainës. Kjo ndihmë u mundëson organizatave humanitare të mbështesin qytetarët e Ukrainës, tashmë në nevojë dhe ata të prekur rishtazi nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë”, shkruan sekretari amerikan i Shtetit në “Twitter”.



