Një 21-vjeçar shqiptar është bërë viktimë e një aksidenti rrugor mbrëmjen e së martës në Itali. Aksidenti ka ndodhur në Agrate Brianza, rreth orës 19:30.
I riu shqiptar, Xhulio Bilali, drejtonte një Volksvagen Polo në momentin që është përplasur me një fuoristradë.
Për pasojë, ai ka marrë plagë të rënda dhe ka mbetur i bllokuar brenda mjetit për një kohë relativisht të gjatë. Pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës, të cilët kanë punuar për ta nxjerrë nga mjeti, 21-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Sipas policisë, i riu shqiptar ka humbur për një moment kontrollin e mjetit në kthesë dhe ka hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një fuoristradë, që drejtohej nga një 38-vjeçar italian, i cili është plagosur lehtë.



