Greta Ambeli dhe Ervis Çela, aktivistë të partisë “Shqipëria bëhet” thanë në studion e MCN Informacion se bashkimi i opozitës është i rëndësishëm për të ngritur zërin kundër kësaj qeverie dhe për problemet e qytetarëve.
Greta Ambeli:
Nuk mund të shtiremi ne që jetojmë këtu sikur jetojmë në një realitet normal. Këtu çdo gjë është anormale. Problemet që na shqetësojnë janë madhore, shkojnë përtej një force. Prandaj është i rëndësishëm bashkimi opozitar. Duhet të ngrihen të gjithë bashkë të ngrenë zërin për problemey e qytetarëve.
Ajo që kemi kërkuar ishte që e gjithë opozita të zbriste në shesh. Duhet të kishte protesta 24 orë në 24 dhe reagim masiv. Fronti opozitar duke zbritur në shesh duhet të tregonte kryeministrit që duhet të largohet një orë më parë. Korrupsioni është në nivele galopante, varfëria është rritur. Edhe brenda PS ka persona që janë të pakënaqur me këtë sistem. Këtu mungon gara.
Ervis Çela:
Nuk po kërkohet të largohet se e kërkon vetëm njëra palë. Asi pushtetin e ka dhe i ka 83 mandate. Mënyra si i ka marrë janë te raporti i OSBE/ODIHR. Sot i ka këto mandate. Protesta synon të ngjallë tek njerëzit shpresën. Synon të nxjerrë problematikat dhe të dalin në pah dhe zgjidhjet.
Nuk është qëllimi ta rrëzosh me protestë dhe numra, por të ngjallësh shpresën tek qytetarët.



