Një park ujor kinez është mbyllur pas "cunamit në pishinë” e cila ndodhi si pasojë e mosfunksionimit të makinerisë, duke krijuar një valë masive artificial, duke dëmtuar dhjetra pushues, raporton CNN.
Pamjet video të shpërndara në rrjetin social kinez Weibo tregojnë një pishinë plot me njerëz, në parkun e argëtimit Shuyun në provincën Jilin, të cilët panë tmerr me sy derisa një valë e madhe prej 3 metrash goditi pushuesit në qytetin Longjing afër kufirit me Korenë e Veriut.
44 persona u plagosën dhe shumë vizitorë filluan të frikësohen kur panë këtë "cunami" të papritur.
Disa janë përplasur mes vete, teksa të tjerë goditën pjesë të forta dhe pësuan lëndime, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë lëndim serioz.
Kjo pishinë është mbyllur menjëherë, derisa po bëhen hetime se si doli nga kontrolli makina e valëve artificiale, që është një ndër atraksionet që iu ofrohen klientëve.



