Vuçiç pas fitores së VV: Negociatat me Kurtin, nuk do të jenë të lehta

Vuçiç pas fitores së VV: Negociatat me Kurtin, nuk do të jenë të lehta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi të gjitha 10 vendet në parlamentin e Kosovës.

Sipas mediave të huaja, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiç tha se ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.

Ai gjatë kësaj konference, nuk përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë, e cila gjë, siç ka thënë ai, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodh, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.

“Ky do të ishte një gëzim i madh për disa nga politikanët serbë që mbështetën partinë e cila ka në programin e saj krijimin e një "Shqipërie të Madhe". Për mua nuk është " tha Vuçiç, raporton Blici serb.

Kështu iu përgjigj pyetjes së një reporteri se si ai i sheh rezultatet e palëve shqiptare, pasi vazhdimi i dialogut varet nga kjo. Ai tha se ishte e rëndësishme për të që të mund të fliste me një përfaqësues të ligjshëm shqiptar.

“Do të jemi të gatshëm të bisedojmë me përfaqësuesit legjitimë shqiptarë, kushdo që të jetë, nuk jemi ne ata që do t'i zgjedhim ata, unë nuk e lirova Albin Kurtin nga burgu por Partia Demokratike e Serbisë, nuk kam bashkëpunuar me të por me disa të tjerë, por e jona është të flasim për ta dhe normalisht do të jenë biseda shumë të vështira. Këtu nuk ka një filozofi të shkëlqyeshme, mos prit se do të jetë e lehtë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për ta, por kjo është pika e negociatave - të bisedosh dhe të përpiqesh të gjesh një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu vlerësoi sonte se populli serb në Kosovë, me fitoren e Listës Serbe, “tregoi pjekuri dhe dashuri të madhe për Serbinë, mbrojti veten kundër zhdukjes dhe mori përfaqësim të fortë politik, me të gjitha dhjetë vendet në parlamentin e Kosovës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy