Zululand - Shehu: Shqipëria nuk mund t’ia mbyll derën refugjatëve, Zhilla: Vigjilencë për të mos u trafikuar

Zululand - Shehu: Shqipëria nuk mund t’ia mbyll derën refugjatëve, Zhilla: Vigjilencë për të mos u trafikuar

Sfida e Europës, por edhe e Shqipërisë për të hapur kufinjtë për refugjatët që vinë nga Lindja ishte temë diskutimi në emisionin Zululand të gazetarit Mustafa Nanos.

 

Publicisti, Redi Shehu dhe  Pedagogu prane Institutit Kanadaz të Teknologjisë, Fabian Zhilla ishin të ftuarit e Nanos për të komentuar mundësitë nëse refugjatët në Shqipëri do të jetojnë dhe integrohen në shoqërinë shqiptare; do të lëvizin drejt vendit fqinjë, Italisë apo do të rikthehen në atdheun e tyre.

 

Përgjigjet e të ftuarve ishin të sinkronizuara. Ata thanë se refugjatët e ardhur nga Lindja po gjejnë në Shqipëri një vend "parkimi", por ekziston mundësia për të lëvizur drejt vendeve fqinje si fillim. Zhilla tha se lëvizja e pa menaxhuar mirë e emigrantëve mund të "ringjalli" një aktivitet tashmë në heshtje të krimit të organizuar, siç është edhe trafiku i qënieve njerëzore nëpërmjet detit. Ndaj në këtë kontekst, Zhilla ngriti shqetësimin mbi kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturore të pamjaftueshme të institucioneve shqiptare për administrimin, mbrojtjen dhe sigurimin e emigrantëve që ata të mos bien pre e trafikimit. Zhilla cilësoi gjithashtu se emigrantët Sirianë nuk përbëjnë rrezik publik në kontekstin e krimit të rrugës, pasi ata kanë nivelin më të lartë të arsimit krahasuar me vende të tjera të Lindjes së Mesme të cilët janë në situatë konfliktuale të ngjashme. Nga ana tjetër, edhe pse Siria është në gjëndje lufte indeksi i kriminalitetit në Siri nuk ndryshon shumë nga ai në Shqipëri.

 

Po pse e duan Perëndimin? Sipas Shehut ata pëlqejnë disa vlera të cilat janë universale dhe të cilat i ndan dhe Perëndimi. “Duan të ikin drejt Gjermanisë, pasi Gjermania ishte më bujare dhe i priti shumë mirë, ata ndihen komod aty, për aq kohë sa do të qëndrojnë”, u shpreh Shehu duke vijuar se “kjo është një sprovë e madhe për Europën”.

 

Ndërsa të ndalur më kokretisht në vendin tonë, Shehu tha se opinioni publik nuk ka pasur një reagim negativ, kjo edhe për shkak të elementëve të përbashkët që ndajmë më emigrantët Sirianë.  “Kemi element të përbashkët, diversitetin fetar” - tha Shehu duke nënvizuar se në Shqipëri ka tolerancë fetare, paçka që kjo nuk reflektohet edhe në shoqëri ku ne priremi të jemi intolerantë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy