Zgjedhjet në Rusi/ Sondazhet favorizojnë Vladimir Putin me mbi 87 % të votave

Zgjedhjet në Rusi/ Sondazhet favorizojnë Vladimir Putin me mbi 87 % të votave

Teksa zgjedhjet në Rusi përfundojnë, janë publikuar edhe exit-pollet e para, të cilët nxjerrin Vladimir Putin fitues me mbi 87 % të votave.

Vladimir Putin do të forcojë kontrollin e tij në pushtet me një mandat tjetër gjashtëvjeçar si president rus, pas zgjedhjeve në të cilat çdo sfidë ndaj dominimit të tij u fshi para se të fillonte votimi.

Rezultatet e para zyrtare të shpallura të dielën nga media shtetërore ruse tregojnë se Putin ka marrë rreth 88 % të votave.

Reuters ka raportuar të dielën se të dhënat në qendrat e votimit thonë se Putini ka fituar bindshëm.

Rezultatet e më hershme treguan se Putini i ka fituar rreth 85 për qind të votave.

Mbi 8 milionë qytetarë rusë votuan në sistemin online, ka thënë një zyrtar i komisionit zgjedhor. Sot është dita e tretë e mbajtjes së procesit zgjedhor.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur “person të sëmurë nga pushteti”, liderin rus, duke thënë se ai nuk zgjedh veprime për të qëndruar në pushtet.

Sipas tij, Putini duhet të jetë në Hagë për t’u gjykuar për krime lufte për agresionin rus në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin as të lira e as të drejta, derisa procesin e kanë kritikuar edhe Gjermania, Çekia dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy