Nxënësi ngre dy gishtat ndërsa fliste, Rama-mësuesve: Ma kini kujdes

Nxënësi ngre dy gishtat ndërsa fliste, Rama-mësuesve: Ma kini kujdes

Është përuruar mëngjesin e sotëm ndërtesa e rikonstruktuar e liceut artistik “Jordan Misja”. Në ceremoni ishte i pranishëm kryeministri Rama, ministrja e Arsimit, Nikolla, dhe kryebashkiaku Veliaj.

Por sapo Rama nisi fjalën, një prej nxënësve të pranishëm ngriti dy gishtat lart.

“Lëri more ato gishta ti, mos i ngri ata 2 gishta, uli, se të duhen të pestë jo vetëm 2. Në vend që të ngresh 2 gishta dhe të ulësh kokën, ngri kokën dhe ul gishtat”,­ tha Rama.

Ndërkohë, sërish në fund të fjalës së tij, Rama i është rikthyer nxënësit të dy gishtave, duke iu drejtuar mësuesve. “Ma kini kujdes atë me dy gishta se ka shumë gjasë të jetë një gjeni i keqkuptuar”,­ tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy