Mediat britanike publikojnë imazhe brenda trenit luksoz të Josip Broz Titos

Mediat britanike publikojnë imazhe brenda trenit luksoz të Josip Broz Titos

Mediat britanike kanë publikuar një artikull me disa imazhe magjepsëse nga treni i ish-udhqheqësit jugosllav, Josip Broz Tito, në të cilën priti mbretëreshën Elizabeth II dhe yllin e Hollywood, Elizabeth Taylor.

Treni blu i projektuar enkas i njohur ndryshe me emrin ‘Plavi Voz’ u ndërtua për revolucionarin komunist Tito, në vitin 1959 dhe u përdor ekskluzivisht për udhëtimet e tij diplomatike me figura politike dhe burrshtetas të huaj në të gjithë vendin dhe më gjerë.

Lokomotiva u përdor nga më shumë se 60 burra shteti gjatë jetës së saj dhe udhëtoi me shumë se 400 mijë kilometra gjatë regjimit të Titos nga viti 1945 deri në 1980.

Ai gjithashtu shërbeu për të transportuar dhe arkivolin e Titos nga Ljubjana në Beograd në maj të vitit 1980.

Fotografitë kanë zbuluar kolltukët e ruajtura mirë dhe vagonët luksozë që dikur ishin vizituar nga udhëheqës dhe figura të shquara nga e gjithë bota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy