
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edon Bilali në MCN Economy ka folur për Start Up-et në shqipëri për të cilën deklaroi se është miratuar një fond fprej 300 mln lekësh të reja.
Ajo tha se nuk ka aasnjë kategori të përjashtuar nga aplikimet, ndërsa theksoi se 5 milionë lekë të reja grante janë për projektet ndërkombëtare.
Prej vitesh start up-et po ndjente një mungesë të kuadrit ligjor dhe mungesa e vlerave të granteve të ndryshme dhe vendosëm ti jepnim një fokus të veçantë këtij target grupi. Kemi vendosur që në thirrjen e parë të mos përjashtojmë asnjë kategori por të kemi fusha preferenciale që lidhen me të ardhurat në ekonomi. Ne kemi bërë një deskrimin pozitiv që janë gratë, të rinjtë dhe energjitë që lidhen me energjinë e rinovueshme. Për thirrjen e parë kemi bërë një fond prej 300 mln lekësh të reja. Për kategorinë e dytë që janë bizneset e sapo hapura 3 mln lekë të reja dhe ato në fazë zgjerimi 5 mln lek të reja mbështetja financiare. Qeveria mbulon 80 % ndërsa stat up-et 20%.
E pyetur pse janë shtyrë aplikimet dhe si ka qenë interesi i bizneseve, Bilali tha se janë bërë 200 aplikime të reja nga bizneset në total, ndërsa theksoi se nga aplikimet janë hasur edhe disa problematika si pasaktësia në të dhënat.
Duke qenë për ne hera e parë vumë vetëm njohuritë tona në këtë fushë dhe kishim një pritshmëri dhe ishte që të kishim rreth 100 aplikime dhe rreth 30 të përzgjedhur. Ndërkohë që deri dje kemi mbi 1 mijë pasaporta të lëshuara dhe aplikime mbi 200. Për të garantuar transparencë të plotë menduam që hapi i parë të bëhet në e-albania, brenda dy ditëve vjen pasaporta e kategorisë ku keni aplikuar dhe pastaj aplikimi. Ajo që pamë në ditët e para ishin vështirësi logjistike. Një problem ishte me pasaktësinë e informacionit e cila dhe do ti penalizonte. Aplikimi ka një rregullore. Penalizim do të thotë që po ta kishim lënë në rrjedhje të lirë do ishin s’kualifikuar sepse kanë dhënë informacion të pasaktë. Kemi kontaktuar më pas të gjitha aplikantët dhe duke qenë brenda afatit të thirrjes vazhduam të japim udhëzime se si duhet të bëhet aplikimi dhe sot së fundmi kemi një problem teknik lidhur me formatin se si duhet të dërgohen dokumentet. Evituam kontaktin fizik për të shmangur korrupsionin. Doja një skemë për të cilën çdo shqiptar të ndihet i qetë natën sepse këto janë lekë të taksapaguesve shqiptarë.



