Basha: PD do të lërë pas mbetjet e tranzicionit që kërkojnë ta mbajnë peng Shqipërinë

Basha: PD do të lërë pas mbetjet e tranzicionit që kërkojnë ta mbajnë peng Shqipërinë

Pas takimit të zhvilluar mesditën e sotme me demokratët e Degës 14 në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një tjetër mesazh në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se përmes forcës politike që ai drejton demokratët do të lënë pas hijet e të shkuarës dhe mbetjeve të tranzicionit.

Partia Demokratike është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave, duke lënë pas hijet e së shkuarës dhe mbetjeve të tranzicionit, që kërkojnë ta mbajnë peng Shqipërinë. Partia Demokratike është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha në Facebook.

Gjatë takimit në Degën 14 Basha tha se sulmi ndaj shtëpisë së demokratëve u bë që PD t’i dorëzohej Ilir Metës. Po ashtu kreu i PD i mëshoi edhe njëherë idesë së Vetingut në politikë, duke u shprehur i gatshëm që ky proces të nis duke filluar prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy