Arrestimi në Meksikë i bosit të drogës Rafael Caro Quintero, pas gati një dekade në arrati, ka tronditur vendin dhe ka nxitur presion për kërkesën e menjëhershme të ekstradimit nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ne do të kërkojmë ekstradimin e menjëhershëm në mënyrë që ai të mund të gjykohet për krimet e kryera në të njëjtin sistem drejtësie që agjenti special Camarena vdiq duke mbrojtur.
Kështu deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland.
Quintero, i njohur si “mbreti” i drogës dhe themeluesi i kartelit të Guadalajara, akuzohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Enrique “Kiki” Camarena, agjent special i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara Kundër Drogës (DEA), në vitin 1985.
Ambasadori i SHBA në Meksikë, Ken Salazar, deklaroi se asnjë element i qeverisë së Joe Biden nuk ishte i përfshirë në arrestimin e Quintero-s, ndërsa qeveria meksikane pretendonte aftësinë për të “kapur çdo kriminel”.



