Zbardhet vrasja e 85-vjeçares në Kurbin/ Arrestohet vajza e saj, procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

Zbardhet vrasja e 85-vjeçares në Kurbin/ Arrestohet vajza e saj, procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Enigma”, duke zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Fushë-Mamurras, në Kurbin.

 

Sipas hetimeve, një 85-vjeçare, e cila rezultonte se kishte ndërruar jetë më 30 prill 2026 dhe ishte raportuar si vdekje natyrale, dyshohet se është vrarë me mjet prerës (thikë).

 

Nga veprimet hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë ka rezultuar se viktima, shtetasja D. Sh., ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara me thikë, ndërsa autore e dyshuar e ngjarjes është vajza e saj, Violeta Shpani, 57 vjeçe, me të cilën jetonte në të njëjtën banesë.

 

Policia bën me dije se 57-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe është vënë në pranga për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës i dyshuar i përdorur në krim, si dhe materiale të tjera që lidhen me ngjarjen.

 

Në vijim të hetimeve, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për shtetasen Anila Lleshi, me detyrë mjeke, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. 

 

Sipas Policisë, ajo ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar rastin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar ngjarjen pranë organeve ligjzbatuese.

 

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë mund të kenë pasur dijeni ose përfshirje në këtë ngjarje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy