Reklamat, Tuci: Kompanitë e mëdha ia besojnë televizionit, por nuk matim dot kush shet më shumë

Reklamat, Tuci: Kompanitë e mëdha ia besojnë televizionit, por nuk matim dot kush shet më shumë

Pavarësisht rritjes së vrullshme të mediave sociale, rrjedhimisht edhe mundësisë për të reklamuar përmes tyre, televizioni mban ende pjesën e luanit kur është fjala për të çuar te blerësi ofertat për produktet e reja. Në studion e MCN, Suela Tuci, drejtoreshë marketingu në Iceberg Communication, tha se kompanitë e mëdha vijojnë t’i besojnë televizionit.

Televizionet mbeten një nga mediat që kanë tendencë për t’u besuar. Kompanitë e mëdha dhe ato të mesme u besojnë ende. Tarifat krahasimisht me marketingun digjital janë më të larta. Ne mund të shohim kompanitë e mesme që promovojnë për një kohë të caktuar. Nuk mund ta arrijmë gjithë masën.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, sipas Tucit nuk ka një instrument të saktë për matjen e efektivitetit të reklamës.  

Nëse një kompani është e madhe dhe ka një departament marketingu, mund të ketë një strategji shumë të mirë marketingu dhe kërkon nga agjencitë që kjo strategji të komunikohet. Nëse ka një strategji të mirëmenduar, atëherë do të jetë më efektive.

Nuk masim dot kush shet më shumë nëpërmjet televizionit. Nuk e dimë nëse ai person po e sheh atë spot apo thjesht e ka TV të hapur. Një formë mund të jetë pyetja e klientit si u njohët me produktin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy