Një biznesmen shumë i pasur në Indi ka vendosur t’i shpenzojë në një mënyrë të veçantë paratë e mbledhur për dasmën e të bijës. Ajay Munot, biznesmen i fuqishëm në rajonin e Aurangabadit në Indinë lindore, ka shpenzuar 70-80 lak (93 mijë paund) për të ndihmuar të varfrit. Ai ka ndërutar 90 shtëpi në një tokë që e kishte blerë më përpara, raporton “Free Press Journal”.
Ai vendosi tre kritere për ata që do të përfitonin nga bujaria e tij: duhej të ishin të varfër, të jetonin në baraka dhe të mos ishin pre e ndonjë varësie.
Çdo shtëpi ka sipërfaqe të konsiderueshme dhe ndriçim me energji elektrike.
Vajza e biznesmenit, e cila u martua pa dasmë madhështore, e ka mbështetur plotësisht veprimin e babait. Pas dasmës, ajo dhe dhëndri u kanë dorëzuar çelësat njerëzve që do të banonin në shtëpitë e reja.
Shreya thotë se vendimi i të atit është dhurata më e bukur që mund t’i bëhej për martesën e saj.



