Fisnik Qosja: Nuk i trembesha kandidatit, por makinerisë përtej limiteve njerëzore që ishte pas tij

Fisnik Qosja: Nuk i trembesha kandidatit, por makinerisë përtej limiteve njerëzore që ishte pas tij

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja i ftuar në emisionin “Stay Tuned” në MCN, tha se fushatën për zgjedhjet e 14 majit, nuk i trembej kandidatit, por makinerisë së pushtetit që ndodhej pas kryetarit ë Partisë Socialiste.

Qosja tha se megjithëse pas kryetarit të PS-së ishte një makineri e tillë, qytetarët e Kavajës treguan që ata nuk e durojnë presionin, dhunën e intimidimin, duke votuar kështu për PD-në.

Të jem i sinqertë, nuk më trembte kandidati i PS-së, por makineria që ishte pas tij. Një makineri dhe përtej limiteve njerëzore që u përdorën në qytetin e Kavajës, kjo të bënte që në momente të caktuara ne si shtab të hezitonim sepse kishim merak mos dëmtoheshin njerëzit.

Ne ndenjëm përballë makinerisë së pushtetit, anës monetare, që duhet ta pranojmë ishin më lartë se ne, por unë e kam thënë që qytetarët e Kavajës nuk durojnë. Kavajasit i bëhet për gajle kur ti i ushtro këtë lloj dhune, intimidimi e presioni...ata reagojnë te vota, me qetësi, me dashuri, japin votën e të thonë ‘largohu nga qyteti se është i joni’.

Në këtë rast më 14 Maj qyteti iu rikthye kavajasve, u rikthye në identitet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy