Rama në Athinë, Mitro: Deklaratat nacionaliste rrezikojnë negociatat për në BE

Rama në Athinë, Mitro: Deklaratat nacionaliste rrezikojnë negociatat për në BE

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro thotë se heshtja e Greqisë ndaj takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë është e qëllimshme për të mos i dhënë vëmendjen dikujt që kërkon të jetë lajmi i ditës.

Sipas Mitros, fjalimi i Ramës ishte me tone të larta nacionaliste qëllimisht për të provokuar reagime të politikës greke.

Po sigurisht, për të mos i dhënë vëmendje dikujt që kërkon. Dikujt që kërkon të jetë lajm i parë dhe të bëhet çështje e ditës. Në fakt, dje në Athinë, ne nuk pamë Kryeministrin e Shqipërisë, por pamë një rrugaç politik të vajtur nga Tirana.

Me spazma nacionaliste për të kërkuar, si të thuash, negociatën e fundit. Në raport me një shtet fqinj si Greqia dhe shumë vendimtarë në atë që do të ndodhë në qershor, me konferencën ndërqeveritare.

 Po ta vëmë re të gjithë fjalimin e zotit Rama, ishte me tone të larta. Nacionaliste, pikërisht për këtë gjë, për të provokuar reagimin e politikës greke.

Megjithatë, edhe zoti Rama citoi, nuk duhet të djegim jorganin për një pleshtë.

Para referuar këtu gjithë polemikës së krijuar me çështjen Beleri. Atëherë në qoftë se gjithë kjo furtuna në gotë që presupozon zoti Rama është ngritur mbi një narrativë që ai e cilëson kaq minore.

Atëherë, pse nuk bën zoti Rama hapin e parë për të mos e djegur jorganin për një pleshtë?

Ai na thotë se është i aftë dhe i zoti që edhe ai ta djegë jorganin për një pleshtë, nëse është kështu. Pra, Zoti Rama kërkon me një të hequr të lapsit të zhbëjë çdo pretendim që ka ngritur Athina zyrtare mbi shkeljen e parimeve të së drejtës dhe shtetit ligjor dhe. U thotë fqinjve, vazhdojmë pavarësisht se...qeveria ime dhe unë personalisht kemi injoruar kërkesat tuaja për respektimin e shtetit ligjor.E thashë më bëri përshtypje një lloj antagonizmi që kryeministri deshi të prezantojë në takimin me emigrantët.

Mes shqiptarit që është një zog i ardhur nga foleja e shqipes dhe persekutimi që iu bë nga ajo që ai e quajti mburoja e kryqit të bardhë. Në fakt, çka do të thotë simbolikisht kryqi i flamurit grek?

Sipas Mitros, loja e Ramës me simbolet nacionaliste është e rrezikshme dhe kjo ka bërë që Athina të mos e marrë seriozisht atë.

Ndërkohë duke bërë deklarata të tilla, Mitro thotë se Rama po rrezikon marrëdhëniet e nivelit të lartë mes dy vendeve. Si pasojë kjo do të sjellë mos hapjen e negociatave për në BE.

Që Zoti Rama fillon të luajë me simbole nacionaliste dhe kjo është e rrezikshme, pavarësisht se...dhe mirë ka bërë Athina që nuk po e merr më seriozisht një njeri të tillë, sepse nuk është për t'u marrë seriozisht.

Por kujtoj, duhet të kujtoj këtu, që ky zotëri...që vendos përballë zogjtë e shqipes në thonjëza me mburojën e kryqit në flamurin grek. Ky njeri është kalorës i varrit të shenjtë. Është i dekoruar me urdhrin e Kryqit të Lartë.

Ajo që mbetet është që me këtë shfaqje, me këtë spektakël, kryeministri duket se i dha fund, çoi në pikën zero marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rama tani është ekspozuar si kryeministri i një vendi që vështirë se mund të merret seriozisht në një negociatë që ka të bëjë me marrëdhënie të një niveli të lartë mes dy vendeve. Në këtë kuptim, ndoshta zotit Rama do t'i shërbejë kjo që ndodhi, edhe si një alibi.

Për të justifikuar dritën jeshile të negociatave në qeshor, që me shumë gjasë Shqipëria nuk ka për ta marrë. Hapjen e negociatave, kjo është kosto e madhe për vendin. Kosto e madhe në fund për qytetarët shqiptarë, si këtej kufirit, si andej kufirit.

Përtej kësaj, unë mendoj që vetë vokacioni i zotit Rama është i prirur drejt antigreqizmit. Sepse ky njeri ka pasur shumë shanse për të çuar në një nivel më tutje, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe nuk i ka bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy