Gjermania pezullon autorizimin për gazsjellësin Nord Stream 2

Gjermania pezullon autorizimin për gazsjellësin Nord Stream 2

Gjermania ka pezulluar autorizimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Ndalimi i procesit të certifikimit të gazsjellësit u njoftua nga kancelari gjerman, Olaf Scholz si hapi i parë, në përgjigje të lëvizjeve të Moskës në Ukrainë.

Gazsjellësi, i cili do të rriste varësinë europiane nga Rusia, ka qenë një burim i madh debatesh mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pa iu nënshtruar procesit të certifikimit ose miratimit, gazsjellësi nuk mund të fillojë të funksionojë.

Scholz tha se Bashkimi Europian do të marrë masa të ashpra ndaj Rusisë, pas njohjes së dy republikave separatist në Donbas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy