Koreja e Veriut ka lëshuar katër raketa balistike në ujërat pranë brigjeve lindore të Japonisë. Testi raketor duket si një protestë kundër manovrave ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.
Japonia e ka konfirmuar rënien e raketave brenda zonës së saj ekonomike ekskluzive.
Kryeministri Shinzo Abe ka bërë të ditur se i ka dërguar një notë të ashpër proteste Penianit. Për qeverinë e Tokios, lëshimi i raketave në ujërat japoneze përbën “një kërcënim për sigurinë kombëtare japoneze”.



