PD denoncon në KQZ posterat e Ramës, Celibashi: Do nisim hetimet së shpejti (VIDEO)

PD denoncon në KQZ posterat e Ramës, Celibashi: Do nisim hetimet së shpejti (VIDEO)

Koalicioni Berisha-Meta ka denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, posterin elektoral të Partisë Socialiste të vënë në disa rrugë të kryeqytetit, duke e konsideruar si denigrues.

Në baner, portretet e Sali Berishës dhe Ilir Metës quhen si kthim mbrapa, ndërsa mbajnë ngjyrat bardhezi.

Kjo reklamë politike u denoncua pranë institucionit përgjegjës për zgjedhjet, nga ana e përfaqësuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Altin Kaziaj.

“Koalicioni po sillet në mënyrë shumë të ndershme. Nga data 15 ka filluar një ushtri e gjithë reklamimi në çdo hapësirë publike jo publike të bashkive, me një gjuhë fyeses, denigruese, seksiste, të zotit kryeministër të këtij vendi”, u shpreh Kaziaj.

Lidhur me këtë denoncim, Celibashi ka pohuar se KQZ do të nisë shqyrtimin në ditët në vijim.

“Ne kemi vendosur të hapim procedurën e administrative të shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura nga ana juaj por edhe të disa organizatave të shoqërisë civile se si nga pikëpamja vizuale në rrugët e qyteteve po e prezantojnë fushatën elektorale PS por edhe subjektet e tjera”., u shpreh Celibashi.

Pavarësisht se kryeministri Rama, tha se paratë e fushatës do të shkonin për të mbjellë pemë dhe jo për reklamime politike, motorët e marketingut politik të Partisë Socialiste kanë nisur vrullshëm punën, duke lënë pas të dyja grupimet e Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy